Supremja e zëvendëson burgimin e përjetshëm të Edmond Lajçit me 30 vjet heqje lirie për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme ka vendosur të enjten që Edmond Lajçit t’i ndryshohet dënimi nga burgimi i përjetshëm në 30 vjet burgim, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.

Të lidhura

None found

Sipas vendimit të Supremes, gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kishin zbatuar si duhet nenin 41 të Kodit Penal, që lidhet me caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

“Një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 16 prill 2024.

Në pjesët tjera, aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit kanë mbetur të pandryshuara”, thuhet në njoftim.

Supremja ka theksuar se dënimi me burgim të përjetshëm mund të vendoset vetëm kur ka rrethana veçanërisht rënduese, të cilat e veçojnë dukshëm një rast nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale. Sipas saj, një masë e tillë duhet të shqiptohet kur një dënim më i lehtë nuk do të ishte në përpjesëtim me rëndësinë e veprës dhe shkallën e fajësisë së kryerësit.

“Në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk është plotësuar ky standard ligjor”, thuhet në vendim.

Duke iu referuar parimeve të individualizimit dhe proporcionalitetit të dënimit, si edhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme ka arritur në përfundimin se dënimi prej 30 vjetësh burgim i përgjigjet peshës së veprës penale, shkallës së fajësisë dhe rrezikshmërisë së të pandehurit. Sipas saj, me këtë dënim mund të përmbushet qëllimi ndëshkues, si në planin e parandalimit individual, ashtu edhe në atë të përgjithshëm.

Familjarët e Gjyljeta Ukellës kishin kërkuar që ndaj Edmond Lajçit të mbetej në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm.

Në aktakuzë thuhet se Edmond Lajçi më 16 prill 2024, rreth orës 08:00, në banesën e tij në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, e ka privuar me dashje nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gjyljeta Ukella, duke përdorur armë-pistoletë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri kishte pasur probleme të vazhdueshme me viktimën dhe kishte ushtruar edhe dhunë psikike ndaj saj. Një ditë para ngjarjes, ai kishte shkuar në Spital, ku kishte qëndruar pranë nënës së tij që po trajtohej për një sëmundje. Në mëngjes ishte kthyer në banesë, ku ndodhej edhe vajza e tyre T., të cilës i kishte kërkuar të shkonte në dyqan për të blerë diçka, me qëllim që të mbetej vetëm me viktimën.

Siç përshkruhet në aktakuzë, në kohën kur Gjyljeta Ukella po rrinte ulur në krevatin e sallonit të banesës, i pandehuri kishte shtënë në drejtim të saj.


Shtuar 16.07.2026 16:35

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet