Kamberi: Presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit.

Kamberi tha se pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur zërin e shqiptarëve në Kuvend, zëri i 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës, sipas tij nuk do të ndalet.

Më tutje, Kamberi deklaroi se presioni i Beogradit ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90.

Shtuar 4.05.2022 17:40