Çështja nëse kriza institucionale dhe pamundësia për të konstituuar Kuvendin do të bllokonin negociatat për heqjen e roamingut me Bashkimin Evropian mori përgjigje nga ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu. Zbatimi i marrëveshjes pritet të fillojë vitin e ardhshëm, në varësi të progresit të bisedimeve.
Të lidhura
None found
Pas mbledhjes së ekzekutivit, ai njoftoi se me vendimin e miratuar sot do të krijohet grupi negociator që do të ulet në tryezë me përfaqësuesit e BE-së.
Duke komentuar skenarin e bllokadës politike, Jagxhiu shpjegoi se procedura nuk rrezikohet. “Sot shënuam një hap kyç me miratimin e nismës për këtë marrëveshje. Ky vendim qeveritar na lejon të themelojmë ekipin që do të negociojë me Bashkimin Evropian. Kur të arrihet marrëveshja, ajo firmoset me aprovimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe më pas i kalon për ratifikim presidentes. Në këtë rast konkret, nuk shoh ndonjë pengesë që të përfundojmë gjithë ciklin e realizimit, pavarësisht çështjes së konstituimit të Kuvendit”, deklaroi ai.
