Pa përfunduar ende ky vit, në Kosovë janë shënuar 8 raste të vrasjeve të grave. Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar shqetësuese këtë situatë.
Duke iu referuar raporteve të policisë, Ibishi tha se gjatë vitit janë evidentuar rreth 50 raste të rënda konfliktesh brenda familjes. Përveç tyre, janë regjistruar edhe raste të nivelit të mesëm dhe të ulët.
Të lidhura
None found
Ai paralajmëroi se secili prej këtyre konflikteve mund të sjellë pasoja të rënda, ndërsa theksoi si veçanërisht shqetësues faktin që numri i rasteve të vrasjeve të grave ka arritur në 8 vetëm brenda këtij viti.






