Hoti publikisht kundër Vjosa Osmanit: Nuk është për presidente

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka dalë kundër Vjosa Osmanit për Presidente të re të Kosovës.

Hoti thotë se LDK s’ka për të votuar asnjë president pasi është parti opozitare.
Sipas tij, Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.


Shtuar 18.03.2021 14:03