Haziri i shpall 2027-n si vitin e LDK-së: Në radhë janë zgjedhjet e brendshme të detyrueshme

Lutfi Haziri i LDK-së ka theksuar se viti 2027 i përket partisë së tij, pasi në atë periudhë do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta dhe të detyrueshme të brendshme.

Të lidhura

None found

Sipas tij, historiku i demokracisë së LDK-së flet vetë: zgjedhjet e brendshme nuk kanë mbetur asnjëherë pa u mbajtur në afatin e caktuar. Ai pranoi se në dy a tri raste ka pasur nxitim në proces, por vonesa nuk ka qenë kurrë e pranishme.

“Mendoj se tani është momenti i duhur për t’u kthyer te vetja.

Te shtëpia jonë politike, me një përkushtim politik që do ta rivendosë LDK-në në agjendë dhe do ta bëjë përsëri garuese në arenën politike”, deklaroi ai ndër të tjera.


Shtuar më 12.10.2026 23:16