Haxhiu zbulon sot datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se të premten do të bëjë publike datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit. Sipas paralajmërimeve të saj të mëparshme, kjo seancë pritet të mbahet në ditët e para të gushtit.

Të lidhura

None found

Për të dhënë detaje mbi këtë vendim, ajo ka thirrur një konferencë për mediat, e cila do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 11:00.

Në një deklaratë të dhënë ditë më parë, Haxhiu kishte sqaruar arsyet e vonesës në caktimin e mbledhjes, duke theksuar nevojën që partitë politike të kenë hapësirën e nevojshme për të dialoguar mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. “I kam përshëndetur dhe mbështetur diskutimet mes kryeministrit dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Siç jeni në dijeni, ai zhvilloi dy takime, një me PDK-në dhe një tjetër me LDK-në. LDK-ja i ndërpreu bisedimet për shkak të dinamikave të brendshme. Pa dashur të ndërhyj në punët e brendshme të partive, mendoj se është thelbësore që këto takime të rifillojnë shpejt, në mënyrë që të ecim përpara dhe të arrihet një konsensus për presidentin,” deklaroi ajo.

Gjithashtu, ajo hodhi poshtë pretendimet për një marrëveshje të fshehtë mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për ndërtimin e institucioneve, përfshirë edhe postin e presidentit. “Nuk ka asnjë marrëveshje. Po të ekzistonte, do ta kishim bërë menjëherë publike. Në takim ishin të pranishëm Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, z. Murati, ndërsa nga pala tjetër morën pjesë z. Abdixhiku dhe znj. Osmani Sadriu. U zhvilluan diskutime për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen, por nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje,” përfundoi ajo.


matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet