Në takimin me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, vuri në pah rolin e raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare. Ajo njoftoi se gjatë legjislaturës së njëmbëdhjetë, Kuvendi do t’u kushtojë shqyrtim serioz këtyre raporteve dhe do t’u kërkojë institucioneve llogari për përmbushjen e rekomandimeve të auditimit.
Të lidhura
None found
Haxhiu e përgëzoi Spancën për punën e kryer, si dhe për rizgjedhjen nga Kuvendi për një mandat të ri pesëvjeçar.
Sipas kryetares së Kuvendit, administrimi i parasë publike kërkon transparencë, ndërsa qytetarëve u takon të dinë se ku shkon çdo euro e siguruar nga taksat që paguajnë.
Në një postim publik, Haxhiu theksoi se llogaridhënia përbën një detyrim për institucionet dhe një parim bazë të sundimit të ligjit, jo një çështje zgjedhjeje.





