Haxhiu njofton afatin për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit

Pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi.

Të lidhura

None found

Ajo e vlerësoi këtë moment si mbylljen e një etape të rëndësishme demokratike për vendin dhe shprehu falënderim për institucionet zgjedhore, si dhe për të gjithë ata që ndihmuan në zhvillimin normal të këtij procesi, përcjell “Bota sot”.

Haxhiu njoftoi se seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të paraparë me Kushtetutë, në funksion të krijimit të institucioneve të reja.

Ajo vuri në dukje se votëbesimi i qytetarëve mbart një përgjegjësi të lartë dhe se çdo mandat duhet ushtruar me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Postimi i plotë

Sot, me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën tonë.

Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi.

Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve.

Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë.


Shtuar 8.07.2026 17:35

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoCoinbarcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibombetciobetcio girişjojobetGalabet