Haxhi Gojnovci, i cili vdiq dje tragjikisht teksa ndodhej në vendin e tij të punës, do të përcillet sot, më 17 gusht, për në banesën e fundit.
Të lidhura
None found
Sindikatës së Re – KEK njoftoi se ceremonia mortore do të zhvillohet në fshatin Grabofc, duke nisur nga ora 19:00.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se Haxhiu ndërroi jetë gjatë kryerjes së detyrës, duke shkaktuar pikëllim të thellë te familjarët, kolegët dhe të gjithë personat që e kishin njohur.
Sindikatës së Re – KEK i përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjes Gojnovci, të afërmve dhe kolegëve të të ndjerit.
Mesazhi i lamtumirës përfundon me fjalët: “Pusho në paqe, Haxhi! Qofsh banor i Xhenetit!”
