Ministria e Mbrojtjes ka publikuar thirrjen për përzgjedhjen dhe nominimin e kandidatëve që mund të ndjekin studimet në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të lidhura
None found
Për këtë konkurs mund të aplikojnë shtetas të Republikës së Kosovës që kanë kryer shkollën e mesme, janë nga 18 deri në 22 vjeç dhe përmbushin kushtet shëndetësore, fizike dhe ligjore.
Iniciativa u krijon të rinjve nga Kosova mundësinë për të orientuar karrierën e tyre ushtarake në një nga akademitë ushtarake më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara.
Afati për dorëzimin e aplikimeve nis më 24 gusht dhe përfundon më 7 shtator 2026.
Hapat e aplikimit, si edhe procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve, janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Të interesuarit mund të gjejnë gjithashtu materiale informuese të publikuara lidhur me konkursin dhe mundësinë e studimeve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së.
