Hapet konkursi për Avokatin e Popullit

Pas kërkesës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka hapur konkursin për Avokatin e Popullit.

Të lidhura

None found

Shtatë anëtarë të këtij komisioni votuan në favor të shpalljes së konkursit.

Në të njëjtin komision, deputetja e VV-së, Adelina Tërshani, e vuri në dukje edhe çështjen e vrasjeve të fundit, veçanërisht ato ndaj grave.

Ajo u kërkoi institucioneve të zbatimit të ligjit që të mos mjaftohen me reagimin pas rasteve të veçanta, por të ndihmojnë edhe në parandalimin e këtyre vrasjeve.


Shtuar më 14.10.2026 11:49