Gjiko dhe Elita Rudi janë një nga çiftet më “cool” në showbizin shqiptar. Dyshja janë shumë të ëmbël dhe nuk lënë rast pa treguar raportin e tyre për tu patur zili, si në intervista, ashtu edhe në rrjetet sociale. Kështu, ka ndodhur edhe së fundmi.
Elita ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e reperit në Instagram, duke iu përgjigjur disa pyetjeve pikante. Mes të tjerave, një ndjekëse i shkruan: “A na fal mu e Gjikon që të ka tradhtu?” Me sportivitetin që e karakterizon, moderatorja e ka kaluar me të qeshura dhe nuk e ka marrë aspak seriozisht. “Thuaji hallall iu qoftë!”- i thotë Gjiko me nota humori.
Sakaq, dikush e pyet nëse është xheloze. “Unë mendoj se nuk jam xheloze, por…”- tha Elita, teksa fjalia u plotësua nga Gjiko: “…por ka kuptuar se është!” Nga ana tjetër, reperi ka pranuar se është xheloz sidomos kur Elita vesh fustane shumë të shkurtër.
I shohim gjithnjë shumë të lumtur, por a kanë menduar ndonjëherë ata të ndahen? Kësaj pyetjeje, moderatorja i është përgjigjur përmes këngës së Elvana Gjatës dhe Yll Limanit, vargjet e të cilës janë: “Na me u nda osh marre, marre, marre…”