Gërvalla kërkon hetim të shpejtë e të plotë pas tragjedisë në Demiraj

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Në një postim në Facebook, ajo tha se tragjedia ka tronditur Gjilanin dhe mbarë shoqërinë. Gërvalla theksoi se familja duhet të jetë hapësira më e sigurt për secilin, e mbështetur te dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja.

Të lidhura

None found

“Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”, shkroi Gërvalla.

Ajo kërkoi që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesë, për të zbardhur të vërtetën dhe për t’u mundësuar institucioneve përgjegjëse të veprojnë sipas ligjit.

Gërvalla e përfundoi reagimin duke u shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.


Shtuar më 1.11.2026 21:10