Familja e Haki Imerit mbështet Abdixhikun dhe akuzon 6 deputetë të LDK-së për bllokimin e Kosovës

Familja e Haki Imerit ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos mbështetur procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Njëkohësisht, familja Imeri i ka shprehur përkrahje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se ai nuk duhet të tërhiqet përballë qëndrimit të këtyre deputetëve.

Sipas familjes së Haki Imerit, veprimet e gjashtë deputetëve nuk pasqyrojnë agjendën e LDK-së. Në reagim ngrihen akuza për ndikime të jashtme dhe interesa që, siç pretendohet, synojnë dëmtimin e procesit të shtetndërtimit të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Miq,

Lumir Abdixhiku nuk duhet të dorëzohet. Ai kishte të drejtë kur tha se qëndrimi i 6 deputetëve të LDK-së nuk përfaqëson agjendën e LDK-së.

Kjo do të thotë se agjenda e tyre është ajo e SHIK-ut dhe e kreut të NPK-së, i cili, sipas këtij reagimi, ka mbetur peng i krimeve të veta.

Po ashtu, kjo është agjendë e Serbisë, me synim dëmtimin e procesit të shtetbërjes së Kosovës.

Gjashtë deputetët që e bllokuan Kosovën, shumica prej tyre, janë pjesë e partisë së Bujar Bukoshit, Prekut, të themeluar nga Hashim Thaçi për ta dëmtuar Rugovën dhe LDK-në.

Nëse Lumiri qëndron në pozicionin e shprehur prej tij, elektorati rugovian do ta vlerësojë drejt këtë qëndrim dhe mbështetja në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mungojë.

Ata që shpresojnë se pas 16 shtatorit situata do të ndryshojë në favor të krimit të organizuar, po presin më kot.


Shtuar 2.09.2026 12:26

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet