Një familjar i 29-vjeçarit, i cili dyshohet se u vra nga babai i tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ka shprehur dhimbjen për humbjen përmes një postimi në Instagram.
Të lidhura
None found
Në një mesazh të publikuar në Instastory, ai i ka kushtuar të riut fjalë lamtumire.
“Sa e rëndë është të thuash lamtumirë kur duhej ende të jetoje. Prehu në paqe, shpirti yt u bëftë banor i Xhenetit. Allahu të mëshiroftë!”, ka shkruar familjari.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në Pogragjë të Gjilanit. Autoritetet po vijojnë trajtimin e rrethanave të rastit, ndërsa babai, i dyshuar për vrasjen e të birit, vazhdon të jetë në arrati.





