Një dron profesional, i dhuruar Sindikatës së Policisë së Kosovës nga një donator, i është vënë në dispozicion për përdorim Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri.
Të lidhura
None found
Në njoftim bëhet e ditur se dhurimi ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve operative të Policisë së Kosovës dhe mbështetjen e veprimtarisë policore, në mënyrë që detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare të kryhen me sa më shumë efikasitet.
Për këtë dhurim, Sindikata i ka përcjellë mirënjohjen donatorit, duke e cilësuar kontributin e tij si ndihmë të rëndësishme për Policinë e Kosovës në realizimin e misionit të saj në shërbim të qytetarëve.
Gjithashtu, Sindikata e Policisë së Kosovës ka rikonfirmuar angazhimin në shërbim të çdo njësie, regjioni dhe zyrtari policor, për të ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira të punës dhe në fuqizimin e kapaciteteve të policisë.






