Dosja e “Grupit të intelektualëve”: nëntë të dyshuar për vrasjen dhe zhdukjen e civilëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, caktimin e paraburgimit për nëntë persona të dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Të lidhura

None found

Sipas kërkesës së PSRK-së, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, të dyshuarit janë Dragan Gjuriq, Millosh Raskoviq, Miroslav Radojeviq, Radisav Raskoviq, Sasha Gjukiq, Svetislav Gjukiq, Vukoje Lepoviq, Rangel Raskoviq, i njohur me nofkën “Lane”, dhe Dalibor Gjuriq.

Prokuroria i lidh ata me rastin e “Grupit të intelektualëve” dhe dyshon për përfshirje në vrasjen e zhdukjen e 23 civilëve në Zubin-Potok. Sipas dosjes, civilët u ndaluan, u plaçkitën dhe u keqtrajtuan para se të ekzekutoheshin. Më pas, të dyshuarit tentuan t’i digjnin trupat me benzinë dhe i masakruan me mjete të forta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në dokument përshkruhet se, më 19 prill 1999, gjatë luftës në Kosovë, Dragan Gjuriq, Milomir Radojeviq, Millosh Raskoviq, Miroslav Radojeviq, Radisav Raskoviq, Sasha Gjukiq, Svetislav Gjukiq, Vladan Tomaseviq, Vukoje Lepoviq, Rangel Raskoviq, i thirrur “Lane”, Jovica Utviq dhe Dalibor Gjuriq, së bashku me persona të tjerë të njohur për Prokurorinë, ishin pjesëtarë të Mbrojtjes territoriale ushtarake. Të mobilizuar dhe të armatosur me armë të ndryshme, ata ishin angazhuar në fshatrat e Zubin-Potokut. Në vendin e quajtur Melaja, në Kalludër të Vogël, ata ndaluan 23 civilë shqiptarë, të cilët fillimisht i plaçkitën e i maltretuan dhe më pas i vranë.

Viktimat e vrara në atë vend janë Adem Ademi, Demir Ahmeti, Idriz Rreci, Adem Beqiri, Hasan Dervari, Sahit Barani, Fatmir Fazliu, Ali Haliti, Bekim, Naser, Sali, Samir, Selim, Shaqir, Tahir, Gjemajl, Gjevdet dhe Zymer Meziu, si dhe Faton, Mahit, Nazmi, Shaip dhe Shkelzen Ujkani.

Kërkesa e Prokurorisë bën të ditur se 20 prej viktimave vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa tre janë identifikuar përmes analizave të ADN-së.

Sipas dosjes, të dyshuarit, në bashkëkryerje me persona të tjerë të identifikuar, i varrosën viktimat në fund të një livadhi në Melaja, pranë lumit, në Kalludër të Vogël, me synimin për të fshehur gjurmët e krimit.

Prokuroria pretendon se më 20 prill 1999, rreth orës 10:00, ata u kthyen në të njëjtin vend. Trupat e 13 personave të vrarë u nxorën dhe u tentua të digjeshin me benzinë. Pasi karburanti mbaroi, kufomat u masakruan me sëpata, çekiçë dhe tërnakopë, e më pas u varrosën pranë lumit, rreth 200 metra larg vendit të vrasjes.

Dosja përmend edhe vrasjen me armë zjarri, më 18 prill 1999, të Sahit dhe Sadete Fekës, Deli Isufit dhe Rabije Isufit.

Pas vrasjes, të pandehurit dhe persona të tjerë të identifikuar i varrosën viktimat në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut. Dëshmitarin dhe të dëmtuarin Muharrem Feka e ndanë nga grupi, e sulmuan fizikisht dhe më pas e urdhëruan të vendoste duart pas kokës e të vazhdonte drejt malit. Sipas dosjes, ata qëlluan në drejtim të tij dhe e plagosën në kokë e kraharor.

Feka u rrëzua dhe humbi vetëdijen, por dëgjoi të shtënat. Kur u përmend, familjarët dhe policia nuk ndodheshin më në vendin e ngjarjes. Në gjendje të rëndë, ai vazhdoi nëpër male deri në fshatin Germovë, ku ndihmën e parë ia dha një fqinje, e cila ishte teknike medicinale.


Shtuar më 28.09.2026 17:22

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibombahsegel