Dogana: Kontrolle pandërprerë në Hani të Elezit, verifikohen udhëtarët, automjetet dhe mallrat

Në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, zyrtarët doganorë kryejnë kontrolle pa ndërprerje, gjatë 24 orëve. Angazhimi i tyre synon mbrojtjen e kufirit dhe zbatimin e legjislacionit doganor në fuqi.

Të lidhura

None found

Automjetet dhe udhëtarët u nënshtrohen verifikimeve të rregullta dhe të hollësishme. Kontrollet përqendrohen në zbulimin dhe pengimin e përpjekjeve për kontrabandimin e mallrave, si dhe në identifikimin e produkteve të ndaluara apo të rrezikshme për qytetarët.

Vëmendje e posaçme u kushtohet edhe autobusëve. Në këto mjete, doganierët kontrollojnë bagazhet dhe mallrat që transportohen, ndërsa verifikojnë nëse ka mjete monetare ose mallra që duhet të deklarohen, apo që ndalohen nga legjislacioni në fuqi.

Në hyrje dhe në dalje të territorit të Republikës së Kosovës kontrollohen fizikisht dhe nga ana dokumentare edhe kamionët. Përmes këtyre verifikimeve shqyrtohet dokumentacioni, krahasohen mallrat me deklarimet doganore dhe kontrollohet respektimi i kërkesave ligjore për qarkullimin e tyre.

Dogana e Kosovës, nëpërmjet kontrolleve të pandërprera dhe bashkëpunimit institucional, ndihmon në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në mbrojtjen e qytetarëve dhe në garantimin e qarkullimit të rregullt e të ligjshëm të njerëzve dhe mallrave në pikat kufitare.

Krahas mbrojtjes së kufirit dhe zbatimit të ligjit, zyrtarët doganorë vazhdojnë të kujdesen për respektimin e të drejtave të qytetarëve, duke i njoftuar ata rreth detyrimeve dhe të drejtave që përcakton legjislacioni doganor.


Shtuar 26.08.2026 09:45

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis