Fluksi i mërgimtarëve që po kthehen drejt vendeve evropiane ka shkaktuar radhë të shtuara në disa pika kufitare në dalje të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sot, në një numër pikash kufitare janë regjistruar kolona më të gjata dhe pritje me kohëzgjatje të ndryshme.
Në Jarinje, qytetarët presin deri në 40 minuta, ndërsa në Merdare koha e pritjes arrin deri në 60 minuta.
Situatë më e lehtë paraqitet te Dheu i Bardhë, ku pritjet variojnë nga 10 deri në 20 minuta.
Kolona ka gjithashtu në Kullë dhe te Hani i Elezit, ku, sipas informacioneve, pritjet zgjasin 10 minuta.
