Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, ka bërë thirrje që aktgjykimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së të bëhet publik i plotë dhe pa asnjë redaktim.
Të lidhura
None found
Në një postim, ajo ka theksuar se publiku duhet ta ketë në dispozicion tërësisht vendimin mbi bazën e të cilit u dënuan Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas Çitakut, çlirimtarët nuk mund të dënohen në emër të popullit, ndërsa më pas aktgjykimi që çoi në dënimin e tyre të mos publikohet i plotë dhe pa ndërhyrje.
“Të plotë. Pikë e presje”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
Ajo ka kërkuar gjithashtu që qytetarëve t’u mundësohet qasja në çdo fakt dhe dëshmi mbi të cilat Gjykata Speciale e ka mbështetur vendimin.
Çitaku ka deklaruar se populli duhet të shohë se mbi çfarë “faktesh” dhe “dëshmish” është ngritur një vendim i tillë kundër katër burrave që, siç është shprehur ajo, rastësisht janë ende gjallë, pasi në kohën kur veshën uniformën me tri shkronjat e arta, vdekjen e kishin më pranë sesa këmishën në trup.
“Publikojeni të plotë. Pa redaktime”, ka përsëritur Çitaku.
