Butrint Imeri është një ndër djemtë më simpatikë të showbiz-it shqiptar, pas të cilit shumë vajza lënë kokën.
Jo rrallë këngëtari është bërë pjesë e thashethemeve rozë, duke u përfolur për lidhjet e tij të dashurisë që është munduar t’i fshehë nga syri i publikut.
Një ndër të cilat ishte edhe ajo me Olta Beqirin.
E teksa zërat lart e poshtë flasin për një lidhje dashurie mes tyre, duket se dyshja e ka lënë të nënkuptohej diçka të tillë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here pamje nga i njëjti vend.
Dyshja janë bashkë dhe kete e vërteton edhe Iconstyle.
Duket se ndjenja mes tyre nuk është shuar dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë.