Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përcjellë urimin e tij me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të lidhura
None found
Sipas tij, raporti i miqësisë me ShBA-në përbën një pjesë të identitetit tonë shtetëror dhe tregon se vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit ndërtojnë lidhje të forta dhe bashkëpunim afatgjatë.
“Aleancë e përjetshme. Mirënjohje e përhershme për aleatin tonë më të madh, simbolin e lirisë në mbarë botën.
Gëzuar 4 Korrikun stafit diplomatik, popullit amerikan dhe institucioneve të ShBA-së”, shkroi Hamza.
