Banka qëndrore e Kosovës i propozon 3 opsione të daljes nga kriza Bankës së Serbisë

Teksa vendimi për dinarin serb ka shkaktuar krizë politike në Kosovë, Banka qëndrore e saj i ka propozuar 3 opsione të daljes nga kriza Bankës së Serbisë.

2 prej opsioneve janë që përfundimisht Banka e Kosovës të bëjë shpërndarjen e parave për serbët, ndërsa opsioni i tretë është që këto para t’i shpërndaje një bankë tregtare.

Serbët ende nuk kanë kthyer përgjigje për këto tre opsione.

Banka e Kosovës ka gati 3 opsione për të dalë nga kriza që ka shkaktuar heqja e dinarit serb.

Grupi mediatik “Koha” në Kosovë ka publikuar të shtunën 3 alternativat që banka qëndrore e Kosovës i ka [propozuar bankës së serbisë.

Si opsion të parë Banka e Kosovës i ka kërkuar Bankës së Serbisë që ti dërgojë paratë në valutën Euro në bankën e Kosovës që kjo e fundit t’i shpërndajë nëpër llogari bankare të përfituesve në euro.

Opsioni i dytë thotë që banka e Serbisë t’i dërgojë si transfer mjetet në euro te një bankë ndërkombëtare ku Banka e Kosovës ka llogari, e më pas BQK-ja i shpërndan nëpër llogari bankare të përfituesve në euro.

Dhe opsioni i tretë kalon në nivel të bankave tregtare. Sipas tij, njëra nga bankat tregtare që operon në Kosovë dhe Serbi zgjedhet si opsion.

Kështu, Serbia i dërgon si transfer ndërkombëtar mjetet në euro në një bankë tregtare të Kosovës dhe më pas banka e zgjedhur i shpërndan ato nëpër llogaritë e përfituesve në Kosovë në euro.

Të premten, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se propozimet e tij për çështjen e dinarit janë refuzuar nga kryeministri Albin Kurti, ndërkohë banka e Kosovës ende nuk ka marrë përgjgje për tre opsionet e saj nga banka e serbisë.

Ndërkohë martën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, ku është paralajmëruar diskutimi edhe për dinarin.


Shtuar 16.03.2024 19:47