Artistët të cilët u kërkuan më së shumti nga kosovarët gjatë vitit 2020 në YouTube, Tayna e para (FOTO LAJM)

Një hulumtim që u publikua nga njohësi i teknologjisë dhe eksperti i fushës së hulumtimeve në rrjetet sociale, Kushtrim Rexha ka treguar se çfarë kanë kërkuar më së shumti qytetarët në platformën “YouTube” gjatë vitit 2020.

Rexha, ka publikuar disa statistika nga një hulumtim që ka kryer së fundi në lidhje me atë se çfarë kanë kërkuar qytetarët më së shumti në “YouTube”, gjatë vitit 2020.

 

Sipas statistikave të publikuar, Tayna prinë si artistja më e kërkuar nga kosovarët në platformën “YouTube”, gjatë vitit të kaluar.

Në këtë listë gjendet edhe reperi, Mozzik, këngëtari, Meda, reperët, Don Xhoni, Fero, Kastro dhe artistja Kida. /albeu.com/

 


Shtuar 2.07.2021 18:05