Analisti Rron Gjinovci ka dhënë një reagim të ashpër pas lajmit se autoritetet serbe kanë ndaluar një burrë me origjinë serbe nga Istogu. Ai akuzohet për spiunazh, për shkak se në të kaluarën kishte dhënë dëshmi lidhur me një varr masiv të zbuluar rishtazi në Mitrovicë.
Të lidhura
None found
Përmes një shkrimi në platformat sociale, Gjinovci theksoi se vetë natyra e akuzës – spiunazhi – zbulon qëndrimin e Serbisë ndaj kësaj çështjeje. Sipas tij, trajtimi i varrit masiv si një “sekret shtetëror” nënkupton domosdoshmërisht që zbulimi i tij cenon një të vërtetë për të cilën shteti ka përgjegjësi direkte.
Ai argumentoi se një informacion klasifikohet si sekret shtetëror pikërisht sepse ka të bëjë me implikime të rënda për vetë shtetin. “Serbia po e pranon që ajo varrezë masive është sekret shtetnor i saj. Sepse spiunazh munësh me bo veç kur i zbulon sekretet shtetnore,” shpjegoi Gjinovci në reagimin e tij, duke nxjerrë përfundimin se ky veprim konfirmon implikimin shtetëror.
