Një aksident tragjik ka ndohur mbrëmjen e sotme në Kosovë në akisn rrugor Ferizaj-Shtime, ku katër persona kanë humbur jetën.
Sipas zëdhënësit të policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident ishin përfshirë tre makina dhe për pasojë katër persona kanë humbur jetën.
Të lidhura
None found
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.
