Abdixhiku kërkon qetësi dhe durim përballë thirrjeve për largimin e tij

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë edhe një reagim publik në një moment kur brenda partisë po rriten zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij pas zhvillimeve të fundit politike.

Në mesazhin e tij, ai ka vënë theksin te nevoja për “vullnet dhe durim”, ndërsa ka shprehur falënderim për kryetarët e degëve, nëndegëve dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen që i kanë dhënë sonte.

Të lidhura

None found

“Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai është shprehur se vështirësitë dhe ndjenja e padrejtësisë në politikë janë pjesë e rrugëtimit, duke theksuar se pikërisht këto çaste “e provojnë karakterin” si të individëve, ashtu edhe të vetë organizatës politike.

“Ju ftoj në durim”, ka shkruar Abdixhiku, teksa ka kërkuar që situata të mos kthehet në përçarje të brendshme, por të përballohet me qetësi dhe përgjegjësi politike.

Ky reagim vjen pas kërkesave nga disa struktura të LDK-së për përgjegjësi dhe ndryshime në lidership, në vijim të rezultateve të fundit zgjedhor.


Shtuar 23.06.2026 23:56

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetbetsmovebetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetlunabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş