Abdixhiku: Identifikimi i viktimave në Zubin Potok, hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së krimeve

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas identifikimit në Zubin Potok të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut.

Të lidhura

None found

Tre intelektualët shqiptarë ishin rrëmbyer dhe zhdukur nga forcat serbe më 19 prill 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku e ka cilësuar identifikimin, pas 27 vitesh pritjeje, si një lajm të rëndë për familjarët dhe njëkohësisht si një hap me rëndësi për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Abdixhiku ka deklaruar se, pas 27 vjetësh, Kosova mori lajmin e shumëpritur për identifikimin e mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Hero i Kosovës, si dhe të bashkëveprimtarëve të tij, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu.

Ai ka theksuar se familjet e tre burrave, të rrëmbyer dhe të zhdukur më 19 prill 1999, pritën për 27 vjet që të mësonin të vërtetën për fatin e të afërmve të tyre.

Duke përkujtuar kontributin e Idriz Rrecajt, Abdixhiku ka thënë se ai kishte drejtuar Degën e LDK-së në Skënderaj dhe, gjatë viteve të rezistencës, ishte angazhuar në organizimin politik e kombëtar.

Sipas kreut të LDK-së, zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur dhe dokumentimi i krimeve të luftës duhet të jenë përgjegjësi e përhershme e institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka përkujtuar gjithashtu mijëra viktimat dhe të zhdukurit e luftës, si dhe familjet që vazhdojnë të presin përgjigje për më të dashurit e tyre.

Në emër të LDK-së, ai u ka përcjellë ngushëllime familjeve Rrecaj, Beqiri dhe Mëziu, duke nënvizuar se ruajtja e kujtimit për të vrarët dhe të zhdukurit është pjesë e përgjegjësisë institucionale e shoqërore për dokumentimin e së kaluarës.


Shtuar 20.09.2026 18:51

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet Girişsekabetholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet