Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim me një delegacion deputetësh të Asamblesë Kombëtare të Francës, të shoqëruar nga ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Huchet.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës u trajtuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës, me fokus zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsolidimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Abdixhiku shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme franceze ndaj Kosovës, si dhe për rolin e Francës në proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian.
Një tjetër temë e diskutimit ishte nevoja për vijimin e bashkëpunimit me Francën dhe përkrahja e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Abdixhiku nënvizoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të ruajtjes e zhvillimit të partneritetit me Francën.
