Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë lidhur koalicion parazgjedhor. Kjo u bë e ditur përmes një konference për media.
Haradinaj tha se bashkimi i tyre vjen si pasojë e një ndjenje të përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, janë anashkaluar dhe madje braktisur në disa raste nga ekzekutivi aktual.
Të lidhura
None found
“Ne kemi ardhur në përfundimin se qytetarët e Kosovës janë ndjerë të braktisur dhe në disa raste edhe të shtypur nga ata që duhet të ishin garantues të mirëqenies së tyre. Ky shtypje shfaqet qartë në trajtimin e sektorit të lirisë; marrim për shembull mënyrën se si janë trajtuar mësimdhënësit gjatë grevave të sindikatës. Kjo është vetëm një nga shembujt e shumtë që tregojnë indiferencën e Qeverisë ndaj nevojave të qytetarëve,” u shpreh Haradinaj.
“Sot, qytetarët tanë paguajnë tarifat më të larta të rrymës në rajon, ndërsa kjo Qeveri ka qenë një kundërshtar i hapur i investimeve në sektorin e energjisë,” shtoi ai, duke kritikuar politikën ekonomike të Qeverisë aktuale.
“Jemi në gjendje të vështirë ekonomike sepse Qeveria po përfiton në mënyra që nuk i shërbejnë popullit,” theksoi Haradinaj.
