16 vjet pavarësi, Osmani: Kosovë të duam të lirë e me aleatë

16 vite më parë, në një sallë të mbushur plot, nga e cila ishin drejtuar sytë e miliona shqiptarëve në çdo cep të trojeve shqiptare por edhe të globit, u shqiptuan fjalë që bartnin ëndrra dhe sakrifice heronjsh nder shekuj: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik!

Më 17 shkurt të vitit 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. Kjo ëndërr ka 16 vite që po jetohet çdo ditë. Por, ai që shqiptoi deklaratën e pavarësisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe 3 të tjerët, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, sot ndodhen në paraburgim në Hagë.

Presidentja Vjosa Osmani, me nje postim ne facebook ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë.

“Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”, shkruan Osmani.


Shtuar 17.02.2024 08:28