Një sëmundje hipotetike ngjitëse dhe vdekjeprurëse mund të kërcënojë mbarë botën.
Apeli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndaj qeverive është të nisin përgatitjet në mënyrë që sëmundja X e cila nuk dihet se kur mund të ndodhë të mos na gjejë të papërgatitur sikundër ndodhi me pandeminë e Covid 19
“Nuk ka një sëmundje x të mirëfilltë .Por mund të ketë një patogjen X i cili mund të na gjejë të papërgatitur”,tha Bino.
Sëmundja x u diskutua në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt në Davos të Zvicrës dhe ky koncept po përdoret për të ndihmuar botën në planifikimin e krizave të ardhshme shëndetësore në mënyrë që të mos ketë kaos e konfuzion sikundër ndodhi me Covid 19.