Studimi i fundit: Alkooli zvogëlon vëllimin e lëndës gri të trurit

Një studim i Universitetit të Oksfordit tregon se ky konsum shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa. 25 mijë vetë morën pjesë në studim.

Ata që mendojnë se mund ta kontrollojnë alkoolin që pinë në mënyrë që të mos i dëmtojë, duhet ta mendojnë edhe një herë.

Sepse konsumi i alkoolit, në çfarëdolloj sasie, duket se ndikon shumë më herët nga sa mendohej deri tani.

Një studim i Universitetit të Oksfordit tregon se ky konsum shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa. 25 mijë vetë morën pjesë në studim.

Verifikimet treguan se se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel i “sigurt” i konsumit të alkoolit”.

Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit” – tha Anya Topiëala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit.

Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit; ndoshta ndjen një lloj qetësie të këndshme.

Por teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes.Veçanërisht rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome tek të rinjtë.

Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta. “Zvogëlimi i vëllimit të trurit çon rrjedhimisht edhe në një performancë më të dobët të kujtesës” – shpjegoi ajo.

Shtuar 26.05.2021 04:05

Tags: