Shqiptarët e bëjnë Mark Zuckerberg-un të reagojë, kjo është arsyeja (FOTO & VIDEO)

Shqipëria është një nga vendet me të bukura në botë, për shkak të resurseve që i ka falur natyra.

Ka vende aq të mahnitshme në Shqipëri sa të huajt mahniten kur i shohin ato.

Në një video të realizuar së fundi dhe e publikuar në profilin e Erald Halilit gjeti përkrahjen e shumë shqiptarëve anembanë botës.

Shpërndarja e kësaj video që u bë me të madhe nuk iku pa u vënë re edhe nga Marc  Zuckerberg, drejtuesi i dy rrjeteve më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram.

Lajmin për shkrimin që mori nga Zuckerberg e bëri të ditur vetë Eraldi në një postim të bërë së fundi edhe pse nuk dihet se sa e vërtetë është kjo foto

Padyshim se Shqipëria meriton të vizitohet jo vetëm nga ne, por nga të gjithë.


Shtuar 15.03.2021 10:15