Po bën xhiron e rrjetit, propozimi për martesë me 5 unaza diamanti (VIDEO)

William Hunn e çoi në nivel tjetër “lojën e propozimeve” kur i ofroi të fejuarës pesë opsione të ndryshme unazash, pas një udhëtimi romantik me helikopter.

Gayle King, që prezanton programin e mëngjesit në CBS News, bëri publik rastin dhe tha se krahas unazave, Hunn kishte marrë edhe një testues diamanti në dorë për të siguruar që unazat ishin prej diamanti.

Nusja e ardhshme tha se çifti supozohej të provonte verëra të ndryshme, por pas shëtitjes me helikopter, ai u ul në gjunjë në një tarracë.

“Në fillim s’po e kuptoja çfarë po ndodhte. Kisha qindra lloje emocionesh, ndërsa përpiqesha të kuptoja se si ia doli të realizonte gjithë këtë dhe unë s’mora vesh asgjë.”

“Kam qarë shumë”, vazhdoi ajo.


Shtuar 13.04.2021 11:19