Ky është pasioni i çmendur i Joe Biden, kushton mijëra dollarë (FOTO LAJM)

Joe Biden është bërë shpesh objekt i mediave për fiksimin që ka me detajin e orëve. Madje një nga momentet që është diskutuar më shumë ka qenë ‘Rolex-i’ që kishte në dorë ditën e inagurimit. Çmimi fillestar i modelit Datejust me të cilin u forografua është 7.050 dollarë, por mund të rritet në varësi të specifikave deri në 10.000 dollarë.

Ora tjetër që është vënë re është e modelit Omega Speedmaster. Çmimi  i zakonshëm i së cilës është nga 2000 – 4000 dollarë.

Por para se të vihej në qendër të kritikave për çmimet e orëve që mban së fundmi në duar, ai ka pasur një model që kushtonte vetëm 100 dollarë. Dukshëm fiksimi i tij me këtë detaj është i madh, ama nuk e dimë në i meriton gjithë kritikat që ka pasur vetëm për një pasion si ky.


Shtuar 20.06.2021 23:50

Tags: , ,