E pranon kapiteni i Turqisë: Nuk mund ta përballonim këtë turne

Turqia u largua e turpëruar nga Kampionati Europian duke pësuar 3 disfata në po kaq ndeshje në Grupin A ku bënin pjesë Italia, Uellsi dhe Zvicra.

Padyshim përgjegjësia më e madhe e dështimit bie mbi trajnerin dhe kapitenin e skuadrës, Burak Ilmaz, i cili pas ndeshjes me Zvicrën u tregua realist duke thënë se nuk mund ta përballonin një turne kaq të madh.

“Ne nuk mund ta përballonim të luanim në një turne kaq të madh, duhet ta pranojmë. Ne u kualifikuam në Kampionatin Europian, dhe kualifikimi për në Kupën e Botës po shkon si duhet, por duhet të mësojmë si të luajmë në të tillë turne. Ky është një mësim për ne”, deklaroi kapiteni i Turqisë, Burak Ilmaz.

Shtuar 20.06.2021 23:39