Zhegrova në listën e Juventusit për Serie A, dy yje mbesin jashtë

Edon Zhegrova është përfshirë në listën e Juventusit për sezonin e ri të Serie A, ndërsa dy emra të njohur, Khephren Thuram dhe Arkadiusz Milik, kanë mbetur jashtë.

Të lidhura

None found

Juventusi ka dorëzuar listën prej 25 lojtarësh për kampionatin italian, ku në mesin e futbollistëve të përfshirë është edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Kjo është një lajm pozitiv për Zhegrovën, i cili pavarësisht se ishte lënë jashtë listës së Juventusit për Ligën e Evropës, do të jetë i regjistruar për të garuar në Serie A.

Në anën tjetër, Juventusi ka vendosur të mos i përfshijë në listën e kampionatit mesfushorin francez Khephren Thuram dhe sulmuesin polak Arkadiusz Milik.

Thuram së fundmi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë dhe pritet të mungojë për shkak të rikuperimit.

Ndërkohë, Milik ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndimet gjatë dy viteve të fundit dhe, pas transferimit të Nick Woltemade, Juventusi ka vendosur të mos e përfshijë atë në listën e Serie A.

Rregullat e kampionatit italian lejojnë që lista të ndryshohet gjatë sezonit në rrethana të caktuara, ndaj situata e lojtarëve të lënë jashtë mund të ndryshojë më vonë.

Për Zhegrovën, përfshirja në listën e Serie A është një sinjal i rëndësishëm se ai mbetet pjesë e planeve të Juventusit për kampionatin, nëse nuk shitet në Arabinë Saudite, apo Turqi, në ditët në vijim.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis