Dukagjini triumfoi 2-1 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e vijuar ecurinë pozitive në Superligën e Kosovës.
Të lidhura
None found
Takimi i së shtunës ishte pjesë e xhiros së katërt të kampionatit. Me këtë sukses, ekipi nga Klina shkoi në kuotën e dy fitoreve dhe dy barazimeve këtë sezon.
Avantazhin e parë në ndeshje e siguroi Dukagjini në minutën e 16-të. Dienit Isufi e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha skuadrës së tij epërsinë 1-0.
Llapi e riktheu baraspeshën në minutën e 32-të, kur Arbnor Ramadani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin 1-1.
Pas pushimit, Dukagjini u shfaq më kërkues dhe e gjeti golin e dytë në minutën e 54-t. Egzon Sinani shënoi për 2-1, rezultat që nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit.
Për Llapin, kjo ishte disfata e katërt radhazi. Në tri javët e para, skuadra nga Podujeva ishte mposhtur nga Drita, Gjilani dhe Prishtina.
Pas përfundimit të katër xhirove, Dukagjini numëron 8 pikë, ndërsa Llapi vazhdon të jetë pa pikë në renditjen e Superligës së Kosovës.
