5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Çdo 5 shtator, Kisha Katolike Romake, përkujton me një festë liturgjike Shën Nënë Terezën, murgeshën shqiptare të shenjtëruar.

Në Shqipëri, kjo datë është festë zyrtare. Këshilli i Ministrave ndryshoi ligjin “Për festat zyrtare”, duke zëvendësuar 19 shtatorin, Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, me 5 shtatorin, Ditën e Shenjtërimit të saj.

Të lidhura

None found

Shenjtërimi u krye nga Papa Françesku më 4 shtator 2016, duke e bërë murgeshën shqiptare një figurë të përjetshme për besimtarët katolikë dhe për njerëzit në mbarë botën.

Nënë Tereza, e lindur me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, erdhi në jetë në vitin 1910, nga prindër shqiptarë.

Kur ishte 18 vjeçe, ajo u largua nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, për t’iu bashkuar Motrave Loreto në Irlandë. Pas largimit, nuk do t’i shihte më prindërit e saj.

Më pas, misioni i saj u zhvendos në Kalkutë. Në qytetin indian ajo kuptoi se thirrja e saj ishte t’u shërbente të varfërve dhe njerëzve që po kalonin ditët e fundit të jetës në rrugë.

“Me gjak jam shqiptare. Me nënshtetësi jam indiane. Me besim jam murgeshë katolike. Zanati im është që t’i përkas botës. Ndërsa zemra ime i takon e tëra Zemrës së Jezusit”, është shprehur Nënë Tereza.

Ajo e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989. Dhjetë vjet më parë, në vitin 1979, Nënë Tereza ishte nderuar me Çmimin Nobel për Paqe.

Shën Terezës, i atribuohen edhe disa mrekulli. Një prej tyre lidhet me Monica Besra në Bengal të Indisë, e cila vuante nga një ënjtje tumorale indesh, me përmasa 16 cm, në pjesën e poshtme të barkut. Mjekët nuk kishin mundur ta trajtonin.

Më 5 shtator, në përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, Kryemurgesha vendosi mbi barkun e Monikës një medalje të Marisë, e cila kishte qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e Nënë Terezës gjatë funeralit, dhe u lut: “Nënë, sot është dita jote. Ti i do të varfrit. Bëj diçka për Monikën”.

Pas rreth 8 orësh, tumori i Monikës ishte zhdukur plotësisht.

Mrekullia e dytë lidhet me shërimin e Marcilio Andrinos në vitin 2008. Një infeksion në trurin e tij kishte shkaktuar krijimin e disa absceseve.

Gruaja e tij, Fernanda, vendosi një relike të Nënë Terezës mbi kokën e bashkëshortit dhe u lut për shërimin e tij. Më 9 dhjetor 2008, pas një dhimbjeje të fortë, Marcilio ra në koma. Të nesërmen, mjeku që do ta operonte konstatoi se ai ishte zgjuar, ndërsa skaneri tregoi disa ditë më vonë se sëmundja ishte zhdukur.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis