Elvir Gashijani transferohet te Bodrumspor në Turqi, Llapi përfiton 150 mijë euro dhe ruan përqindje të kartonit

Elvir Gashijani do ta vazhdojë karrierën në futbollin turk, pasi ka arritur marrëveshje për transferimin te Bodrumspor, klub që garon në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë.

Të lidhura

None found

Sulmuesi 19-vjeçar pritet të nënshkruajë kontratë me skuadrën turke deri në vitin 2030. Për kalimin e tij nga Llapi, Bodrumspor do të paguajë 150 mijë euro.

Përveç shumës së transferimit, Llapi ka mbajtur edhe 25 për qind të kartonit të futbollistit, çka i garanton klubit përfitime nëse Gashijani transferohet sërish në të ardhmen, mëson Telegrafi.

Gjatë periudhës së tij te Llapi, Gashijani zhvilloi 103 ndeshje, duke realizuar 7 gola dhe duke kontribuar me 14 asistime.

Para se të bëhej pjesë e Llapit, ai hodhi hapat e parë në futboll te 2 Korriku dhe Trepça ’89, ku u aktivizua në grupmoshat e reja.

Gashijani ka qenë njëkohësisht pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës në nivelet U17, U19 dhe U21.

Me Kosovën U21 ka luajtur gjashtë ndeshje, ndërsa statistikat e tij më të mira me ekipet kombëtare i ka regjistruar te U19, ku në 10 paraqitje ka shënuar tri gola.

Kalimi te Bodrumspor i hap tashmë mundësinë për të provuar veten në futbollin turk dhe për të vijuar progresin e tij në karrierë.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibom