Dy asistime nga Lindon Emërllahu në triumfin 5-1 të Polissyas

Lindon Emërllahu dha një kontribut të rëndësishëm në fitoren bindëse 5-1 të Polissya Zhytomyr, duke regjistruar dy asistime gjatë pjesës së dytë.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës e nisi takimin si rezervist dhe hyri në lojë pas pushimit, në kohën kur Polissya po kryesonte me rezultat të ngushtë 2-1.

Të lidhura

None found

Futbollistit kosovar nuk iu desh shumë kohë për të marrë rolin e protagonistit. Në minutën e 76-të, ai shërbeu Igor Krasnopirin, i cili realizoi golin e katërt për skuadrën.

Emërllahu ndikoi sërish në rezultat në minutat e fundit, duke asistuar edhe Leandro Andraden për golin e pestë, të shënuar në minutën e 87-të.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçari e përfundoi paraqitjen me dy asistime dhe u bë një nga lojtarët kryesorë të Polissyas në këtë fitore të thellë. Këto ishin dy asistimet e tij të para gjatë këtij sezoni.

Në fushë ishte edhe një tjetër përfaqësues i Kombëtares së Kosovës. Ilir Krasniqi luajti si titullar në mbrojtje dhe qëndroi në lojë gjatë gjithë ndeshjes.

Pavarësisht paraqitjes së mirë, Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq në fund të takimit.

Pas këtij triumfi, Polissya mbetet në krye të renditjes në elitën e futbollit ukrainas, me 12 pikë të grumbulluara.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibom