Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu, është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen nga ky post. Spahiu ka lindur më 22 maj 1973 në Durrës.

Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në degën Mjekësi e Përgjithshme, në vitin 1997. Në periudhën 1998-2002 është specializuar në Kardiologji pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Gjatë karrierës së saj profesionale, Spahiu ka kryer disa specializime në fushën e kardiologjisë joinvazive, përfshirë ekokardiografinë, PU-EKG dhe Eko-Doppler të karotideve, pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë “Agostino Gemelli”, në Romë.

Në vitet 2003-2004, ka vijuar studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa në vitin 2005 ka kryer specializim në Kardiologjinë Invazive, kateterizimin dhe koronarografinë e zemrës në Spitalin “Santa Chiara” në Pisa të Italisë.

Në vitet 2012-2014 ka përfunduar masterin profesional në Menaxhim Shëndetësor.

Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekes në Klinikën e Parë të Kardiologjisë në QSUT dhe gjatë viteve 2003-2009 ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në Spitalin e Durrësit. Më pas është zgjedhur drejtore e këtij spitali.

Paralelisht, ajo ka pasur edhe një angazhim në fushën akademike. Në vitet 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 2006 ka qenë pedagoge e jashtme e fiziologjisë në Universitetin Privat “UFO” në Tiranë.

Prej vitit 2008 e në vazhdim ka qenë docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban gjithashtu titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

Në politikë, Klodiana Spahiu, është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2009.

Gjatë viteve të aktivitetit parlamentar ka qenë pjesë e disa komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare, si dhe ka drejtuar apo qenë anëtare e grupeve të miqësisë, gjithashtu edhe nënkryetare e Kuvendit.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetultrabetjojobetCasibomMarsbahismeritking