Zjarri në zonën e Trodhnes, pjesë e njësisë administrative Ulëz në Bashkinë Mat, vazhdon të jetë aktiv, duke krijuar një situatë alarmante. Flakët përfshinë gjatë natës disa stane të barinjve, ku u dogjën kasolle, hapësira për bagëtitë dhe një banesë.
Gjendja mbetet kritike edhe sot, ndonëse prej katër ditësh një helikopter ka ndërhyrë nga ajri në zonat e prekura, duke punuar deri në orët e vona të mbrëmjes.
Të lidhura
None found
Një vatër tjetër u aktivizua mbrëmjen e kaluar në fshatin Mallunxë, në njësinë administrative Lis të Matit. Zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave civile janë në terren dhe po përpiqen të izolojnë flakët, të cilat kërcënojnë edhe banesat.
Problematike paraqitet situata edhe në Bashkinë Bulqizë. Zjarri në malin e Lepurit vijon të jetë aktiv, ndërsa po punohet për ta vënë nën kontroll.
