Zv.presidentja e Bank of America humb jetën pas një sulmi me thikë në Times Square, autorja qëllon drejt policëve

Erin Piacenti, zëvendëspresidente e Bank of America, u vra me thikë në Times Square të New York-ut. Autoritetet e kanë përshkruar ngjarjen si një sulm të rastësishëm dhe të paprovokuar.

Të lidhura

None found

Sulmi ndodhi të hënën, rreth orës 16:24 sipas kohës lokale, pranë kryqëzimit të West 42nd Street me Seventh Avenue, në qendër të Manhattanit.

Policia e New York-ut (NYPD) bëri të ditur se viktima ishte 32-vjeçarja Erin Piacenti. Edhe Bank of America konfirmoi vdekjen e një prej punonjëseve të saj. Sipas profilit të saj në LinkedIn, Piacenti mbante postin e zëvendëspresidentes në njësinë Business Selection and Conflicts të bankës.

Komisionerja e NYPD-së, Jessica Tisch, deklaroi se gjithçka tregonte për një sulm të kryer pa ndonjë shkak të dukshëm dhe pa provokim paraprak.

Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën Pamela Cisneros, 49 vjeçe, me dy thika të mëdha në duar. Sipas policisë, ajo u drejtua drejt tyre, duke bërë që efektivët të hapnin zjarr.

Cisneros u shpall e vdekur më vonë. Komisionerja Tisch tha se 49-vjeçarja kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.

Gjatë incidentit u plagos edhe një burrë 68-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. NYPD njoftoi se ai kishte marrë plagë nga thika dhe ndodhej në gjendje të qëndrueshme.

Pas ngjarjes, disa rrugë në Midtown Manhattan u mbyllën përkohësisht, ndërsa në zonë mbërritën automjetet e emergjencës. Zyra e Bank of America në Manhattan ndodhet në One Bryant Park, shumë pranë Times Square.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e koleges sonë. Ajo ishte një anëtare e çmuar e ekipit dhe do të na mungojë shumë. Zemrat tona janë me familjen e saj dhe të gjithë njerëzit e saj të dashur”, deklaroi Bank of America në një mesazh të dërguar me email për Reuters të martën.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e sulmit.


Shtuar 2.09.2026 07:40

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet