Richard Grenell ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Të lidhura
None found
Deputetët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun, i cili është kandidat për president në kuadër të marrëveshjes së arritur mes kryetarëve të VV-së dhe LDK-së, Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.
Gjashtë ligjvënësit e LDK-së janë cilësuar nga Grenell si miq të shkëlqyer të Shteteve të Bashkuara. Në reagimin e tij, ai veçoi Avdullah Hotin, të cilin e përshkroi si mikun e tij.
“Miku im @Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës”, ka shkruar Grenell në “X”.
