Kurti pret në takim ambasadorin e ri jo-rezident australian

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, zhvilloi një takim mirëseardhës me Glenn Morrison, ambasadorin e ri jo-rezident të Australisë në Republikën e Kosovës, i cili do ta ushtrojë detyrën nga Kroacia.

Të lidhura

None found

Në njoftim theksohet mirënjohja e Republikës së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Australisë. Kjo mbështetje përfshin pranimin dhe strehimin e mijëra refugjatëve gjatë luftës së fundit, njohjen e menjëhershme të pavarësisë, si dhe kontributin për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Republika e Kosovës është e interesuar që në Prishtinë të mbahet një rund i dytë bisedimesh, pas diskutimeve të para mes ministrive të jashtme të të dyja shteteve, të zhvilluara në Canberra në korrik të vitit 2024”, bëhet e ditur në njoftim.

Gjatë takimit me ambasadorin Morrision, një diplomat me përvojë dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, vëmendje iu kushtua marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, industrisë, minierave, energjisë dhe mbrojtjes. Palët diskutuan gjithashtu për zhvillimet rajonale dhe aktualitetin politik.


Shtuar 1.09.2026 19:45

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet