Presidentët e Iranit dhe Rusisë, Masoud Pezeshkian dhe Vladimir Putin, zhvilluan një takim të martën në Kirgistan, ku po mbahet samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Të lidhura
None found
Sipas presidencës iraniane, biseda u përqendrua te ecuria e marrëdhënieve dypalëshe mes Teheranit dhe Moskës, si edhe te mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.
Takimi u bë publik edhe përmes pamjeve ku dy liderët shfaqen duke shtrënguar duart. Megjithatë, presidenca iraniane nuk bëri të ditura detaje të tjera rreth çështjeve konkrete të trajtuara gjatë diskutimit.
