Rama pret kampionin Nelson Hysa në Kryeministri: Hundën ma keni thyer ju demokratët

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim në Kryeministri me boksierin shqiptar Nelson Hysa, i cili pak ditë më parë regjistroi një tjetër triumf në ring.

Në përballjen e fundit, Hysa mposhti norvegjezin Thomas Narmo brenda dy raundeve, duke ruajtur titullin dhe serinë e rezultateve pa humbje.

Të lidhura

None found

Me këtë sukses, rekordi i tij përfshin tashmë 25 fitore dhe asnjë humbje.

Gjatë vizitës, kampioni shqiptar i dhuroi Ramës një palë doreza boksi. Kryeministri e komentoi takimin edhe në rrjetet sociale, ku shkroi: “Nelsoni, the Albanian Eagle që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore”.

Hysa i shpjegoi Ramës se sfida e fundit erdhi pas një ndërprerjeje 11-mujore nga ring-u. Ai shtoi se kundërshtari norvegjez kishte avantazh fizik, pasi ishte më i gjatë dhe më i rëndë.

“Norvegjez, 7 cm më i gjatë, më i rëndë në peshë. Ishte favorit, të them të drejtën. E kishin zgjedhur të më merrte titullin. Fatmirësisht shkoi mirë. E humba raundin e parë, por raundi i dytë shkoi mbarë e mirë”, tha boksieri gjatë bisedës.

Nelson Hysa bëri të ditur gjithashtu se, renditet në katër kategoritë e tij në klasifikimin botëror.

Takimi u shoqërua edhe me humor. Në një moment, Rama iu drejtua trajnerit të boksit, Zef Gjoni, duke thënë: “Këtë hundën time ma keni thyer ju demokratët”.


Shtuar 1.09.2026 14:39

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş